Edukimi profesional dhe trajnimi

Edukimi profesional është një grup aktivitetesh të mësimdhënies, të nxënit, të praktikuarit etj.,  me qëllim përmirësimin e njohurive dhe për të rritur aftësitë e përcaktuara pa pasur detyrime që zgjasin në kohë. Programet e trajnimit zakonisht mund të përfundojnë nga tri ditë deri në 12 muaj dhe janë pjesë e edukimit joformal.

Edukimi jo formal  është çdo formë edukimi i institucionalizuar, strukturuar dhe  organizuar me qëllime dhe objektiva të planifikuara. Njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e fituara mund të jenë ekuivalente me nivelet 5, 6 dhe 7 të KSHK. Edukimi jo formal nuk mundëson kalimin nga një cikël studimi në një tjetër të ngjashëm me institucionet e arsimit të lartë dhe i njohur prej tyre. Ky lloj edukimi u siguron pjesëmarrësve njohuritë dhe aftësitë praktike brenda një periudhe të shkurtër kohe, ndihmon në zhvillimin e karrierës, zhvillimin dhe promovimin në punë, përcakton nivelin e njohurive në një fushë të caktuar, ofron njohje formale të aftësive të fituara përmes përvojës praktike dhe / ose trajnimit joformal nëpërmjet sistemit të kreditit, fleksibilitetit të kohës dhe përdorimin e formave të edukimit në distancë pa angazhime afatgjata. Ky edukim është një formë e kualifikimeve të të nxënit gjatë gjithë. Numri i kredive për programet joformale (bazuar në sistemin e kredive) mund të fillojë nga 5 ECTS (me kohëzgjatje minimale prej tre ditësh) deri në 60 ECTS (me kohëzgjatje maksimale një vit). Ky propozim lidhet me numrin e krediteve të programeve joformale dhe bazohet në parashikimet ligjore kombëtare, në kohën e nevojshme për përvetësimin, përgatitjen dhe testimin e njohurive, si dhe në shembujt/eksperiencat më të mira nderkombetare. Programi përfundon me vlerësim përfundimtar dhe kreditet e fituara njihen dhe transferohen në përputhje me bazën ligjore në fuqi dhe KSHK. Përfundimi i trajnimit shoqërohet me diplomë ose certifikatë trajnimi e shoqëruar me numrin e krediteve të fituara. Në procesin e edukimit informal, zhvillimi i veprimtarive bazohet në nevojat që pjesëmarrësit kanë. Prandaj rol kryesor ka trajneri i cili organizon metodologjinë e trajnimit në bazë të rrethanave dhe feedback-ut që merr.

Edukimi profesional

-        kurse bazë (të destinuara për të dhënë njohuritë bazë);

-        kurse të nivelit të ndërmjetëm (që synojnë të thellojnë njohuritë themelore);

-        kurse të nivelit të avancuar (që synojnë forcimin e mëtejshëm të ekspertizës);

-        kurse të nivelit të specializuar (që synojnë të ndërtojnë njohuri dhe përvojë në një fushë ose disiplinë të veçantë).