UPT & AKSHI: AI 4STEM Programs

    FAKULTETI I INXHINIERISË MATEMATIKE DHE INXHINIERISË FIZIKE
    Image

    Projekti me titull Integrimi i aplikimeve të AI në programet universitare të studimit të STEM” synon të hulumtojë potencialin që ka zbatimi i Inteligjencës Artificiale në fushën e edukimit duke e përfshirë atë në programet e ofruara nga institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Studimi eksploron fizibilitetin e integrimit të inteligjencës artificiale në aspekte të ndryshme në funksion të programeve të studimit dhe kërkimit shkencor, duke përfshirë elementë të zbatueshmërisë së saj në përmbajtje të kurikulave, përmirësimin e mësimdhënies me metodat inovative të AI, përdorimin e saj në probleme administrative dhe shërbimet mbështetëse në institucionet shqiptare të arsimit të lartë duke u fokusuar në veçanti në ato IAL që ofrojnë programe që janë pjesë e STEM.

    KALENDARI I AKTIVITETEVE

    Korrik 2025 - Janar 2026

    Objektivi 1

    1. Identifikimi dhe vlerësimi i nevojave që kanë programet aktuale në drejtimet kryesore STEM

    Korrik 2025 - Janar 2026

    Nentor 2025 - Prill 2026

    Objektivi 2

    1. Zhvillimi mekanizmave për përmirësimin e programeve ekzistuese STEM në UPT dhe UT

    Nento 2025 - Maj 2026

    Objektivi 3

    3. Hulumtimi i kapaciteteve aktuale për hapjen dhe ofrimin e programeve inovative në STEM

    Nento 2025 - Maj 2026

    Objektivi 4

    4. Përgatitja e personelit akademik dhe ndihmës akademik në njësitë kryesore të përfshirë në programet STEM

    Objektivi 5

    5. Rritja e bashkëpunimit ndërdisiplinor dhe ndërinstitucional

    Objektivi 6

    6. Zhvillimi i aftësive të studentëve nëpërmjet përvojës praktike

    Objektivi 7

    7. Transferimi i njohurive drejt biznesit e industrisë dhe krijimi i partneriteteve

    Objektivi 8

    8. Orientimi i programeve në hulumtimet shkencore drejt inovacionit dhe aplikimeve AI

    Objektivi 9

    9. Hartimi i një programi pilot STEM bazuar në në integrimin e koncepteve të AI.

    Objektivi 10

    10. Hartimi i udhëzuesëve për organizimin dhe përmbajtjen e programeve kryesore të STEM

    Objektivi

    Aktiviteti

    1. Identifikimi  dhe vlerësimi i nevojave që kanë programet aktuale në drejtimet kryesore STEM

     

    1.1.  Analiza dhe studimi i praktikave më të mira ndërkombëtare të STEM në zhvillim

    1.2.   Identifikimi i programeve më të përshtatshme

    1.3.   Analiza e efikasitetit të programeve aktuale STEM në tregun e punës në Shqipëri dhe nevojat reale që tregu ka

    1.4.   Mbledhja e informacionit nga IAL-të dhe programet

    1.5.   Mbledhja e të dhënave cilësore dhe sasiore (5 pyetësorë)

    1.6.   Identifikimi i treguesve statistikorë për vlerësim dhe analizë

    1.7.   Zhvillimi i veprimtarive informuese, publikimi i rezultateve, hartimi i raportit

    2. Zhvillimi mekanizmave për përmirësimin e programeve ekzistuese STEM në UPT dhe UT

     

    2.1.  Vlerësim analitik në përmbajtje të kurrikulave ekzistuese STEM.

    2.2.   Identifikimi i drejtimeve kryesore për integrimin e AI në secilën program STEM që ofrohet aktualisht

    2.3.   Zhvillimi i metodologjisë për përditësimin e programeve ekzistuese

    2.4.   Publikimi i gjetjeve

    3. Hulumtimi i kapaciteteve aktuale për hapjen dhe ofrimin e programeve inovative në STEM

    3.1.  Mbledhja e informacioneve mbi infrastrukturën kërkimore e logjistike

    3.2.  Vlerësimi i burimeve mbështetëse për të mbështetur programet STEM (2 pyetësore)

    3.3.   Organizimi i seminareve në njësitë kryesore

    4. Përgatitja e personelit akademik dhe ndihmës akademik në njësitë kryesore të përfshirë në programet STEM

    4.1.  Përgatitja e informacioneve, materialeve trajnuese për personelin akademik

    4.2.   Praktikat më të mira të mësimdhënies dhe edukimit në programet STEM

    4.3.   Zhvillimi i seminareve dhe sesione trajnimi për anëtarët e fakultetit

    4.4.   Orientimi dhe përfshirja në bashkëpunim e ekspertëve të AI dhe fakulteteve në projekte të përbashkëta.

    5. Rritja e bashkëpunimit ndërdisiplinor dhe ndërinstitucional

    5.1.  Zhvillimi i mjeteve të vlerësimit për të matur aftësinë e studentëve në konceptet e AI.

    5.2.   Të dhëna nga studentët, fakultetet dhe të diplomuarit për nevojat që ata kanë

    5.3.   Asistencë në hartimin e specifikimeve teknike për krijimin modeleve të ndryshme të laboratorëve

    5.4.   Zhvillimin e modaliteteve që inkurajojnë studentët të përdorin mjetet e AI

    5.5.   Studim i hollësishëm mbi burimet e mundshme për të siguruar akses në modele, programe

    5.6.   Zhvillimi i veprimtarive informuese, publikimi i rezultateve

    6. Zhvillimi i aftësive të studentëve nëpërmjet përvojës praktike

    6.1.  Zhvillimi i mjeteve të vlerësimit për të matur aftësinë e studentëve në konceptet e AI.

    6.2.   Të dhëna nga studentët, fakultetet dhe të diplomuarit për nevojat që ata kanë

    6.3.   Asistencë në hartimin e specifikimeve teknike për krijimin modeleve të ndryshme të laboratorëve

    6.4.   Zhvillimin e modaliteteve që inkurajojnë studentët në përdorin mjetet e AI në zhvillimin e e mëtejshëm profesional

    6.5.   Studim i hollësishëm mbi burimet e mundshme për të siguruar akses në modele, programe

    6.6.   Zhvillimi i veprimtarive informuese, publikimi i rezultateve

    7. Transferimi i njohurive drejt biznesit e industrisë dhe krijimi i partneriteteve

    7.1.  Studimi i mundësive të bashkëpunimit universitet-biznes-industri

    7.2.  Studimi i modaliteteve të përfshirjes së profesionistëve të biznesit dhe industrisë me eksperiencë

    7.3.  Ndërveprim i vazhdueshëm programe praktike për studentët, trajnime verore dhe intershipe.

    7.4.  Publikimi i gjetjeve në revista dhe konferenca shkencore

    8. Orientimi i programeve në hulumtimet shkencore drejt inovacionit dhe aplikimeve AI

    8.1.  Përfshirja e qendrave kërkimore në veprimtari kërkimore

    8.2.  Disktutimi i praktikave më të mira për angazhimin e stafit dhe studentëve në projekte kërkimore  të lidhura me AI.

    8.3.  Nxitja e bashkëpunimeve ndërkombëtare me universitete dhe institucione kërkimore.

    8.4.  Integrimi i programeve STEM për shkëmbimin e studentëve

    8.5.  Organizimi i një eventi ndërkombëtar mbi aplikimet e AI në programet STEM.

    9. Hartimi i një programi pilot STEM bazuar në në integrimin e koncepteve të AI.

    9.1.  Përgatitja e strukturës së programit dhe plani mësimor ku të ndërthuren lëndë/module që përfshijnë tema të AI që lidhen me secilën disiplinë STEM si analiza e të dhënave, robotika dhe programimi, mësimi i bazuar në projekte, automatizimi dhe opotimizimi etj.

    9.2.  Hartimi i syllabuseve të programit që do të propozohet për tu licensuar në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike si dhe të ccdo element tjetër të nevojshëm në përmbushje të detyrimit ligjor në kuadër të licensimit dhe standarted e cilësisë.

    9.3.  Hartimi i planveprimit me hapat për vlerësim, monitorim dhe përmirësim të vazhdueshëm të tij duke garantuar në këtë mënyrë koherencën e tij me zbatimet më të fundit dhe përputhshmërinë e tij me kërkesat e tregut dhe zhvillimet e fundit.

    10. Hartimi i udhëzuesëve për organizimin dhe përmbajtjen e programeve kryesore të STEM

    10.1.Përgatitja e dokumenteve të nevojshëm të cilët do të shërbejnë si praktika orientuese.

    10.2.Organizimi i eventeve informuese, diskutimi dhe finalizimi i produkteve kryesore të projektit

    10.3.Përgatitja e dokumentacionit përmbyllës, mbyllja e projektit